Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 është: 4 mijë e 10 votues 7.63%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 11:00 është 4 mijë e 10 votues, apo 7.63%.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se në bazë të informacioneve nga Qendrat e Votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo qendër votime, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare: http://rezultatet.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=4&IsPS=0&Turnout=1&LangID=2

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe me daljen e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00.

Vendi: Selia e KQZ-së, Prishtinë.