Kosova po ballafaqohet me Ukrainën në kuadër të takimit të dytë për kualifikimet e Eurobasket 2017.
Pjesa e parë ka përfunduar në dobi të basketbollistëve kosovarë me rezultat 34:32.
Çereku i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 17:17, ku basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman arriti të realizoi nëntë pikë në këtë periudhë, transmeton Telegrafi.
Edhe në dhjetë minutshin e dytë, takimi ishte pothuajse identik, por që në fund të pjesës së parë shifrat në semafor tregonin rezultatin 34:32 në dobi të kosovarëve. Doellman realizoi 15 pikë në njëzet minutat e parë.
Kujtojmë se takimin e parë për kualifikime kosovarët kanë pësuar humbje prej sllovenëve.