Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Hungarisë.
Hungaria befasisht është duke e mposhtur Gjermaninë me rezultat 0 – 1.
Nga një kundërsulm, Sallai bëri një harkim të bukur te Szalai, i cili shënoi me kokë në portën e Neuer (11′).
Gjermania dominoi në tërë pjesën e parë, sidomos pas golit të pësuar, por të pafat.
Matts Hummels goditi shtyllën, derisa raste të mira kishin edhe sulmuesit, që nuk i konkretizuan.
Në rast që mbet ky rezultat, atëherë Gjermania do eliminohet nga “Euro 2020”.