Ballina Kuzhinë Pjatat e vjeshtës, makarona me fasule dhe midhje

Pjatat e vjeshtës, makarona me fasule dhe midhje

Është koha të nisin pjatat e ngrohta prandaj po propozojmë një recetë me përbërës të dashur e të thjeshtë.

Përbërësit:

  • Tre thelpinj hudhër
  • 1 degë selino
  • 2 kokrra domate
  • 200 gr fasule të ziera më parë
  • Midhje
  • Makarona të përziera sipas dëshirës
  • Vaj ulliri
  • Krip piper
  • Borzilok
  • Majdanoz

Përgatitja:

Së pari përgatisim midhjet në një tigan me vaj ulliri, hudjër dhe bishta majdanozi. I lëmë në zjarr derisa të hapen dhe i mbajmë mënjanë.

Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri, selinonë, hudhër, domate dhe pak borzilok. I skuqim pak minuta dhe shtojmë fasulet. Bashkojmë me to lëngun e midhjeve, makaronat dhe shtojmë pak ujë që nevojitet për përfundimin e zierjes. Në fund hedhim midhjet e pastruara dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Exit mobile version