Është koha të nisin pjatat e ngrohta prandaj po propozojmë një recetë me përbërës të dashur e të thjeshtë.
Përbërësit:
- Tre thelpinj hudhër
- 1 degë selino
- 2 kokrra domate
- 200 gr fasule të ziera më parë
- Midhje
- Makarona të përziera sipas dëshirës
- Vaj ulliri
- Krip piper
- Borzilok
- Majdanoz
Përgatitja:
Së pari përgatisim midhjet në një tigan me vaj ulliri, hudjër dhe bishta majdanozi. I lëmë në zjarr derisa të hapen dhe i mbajmë mënjanë.
Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri, selinonë, hudhër, domate dhe pak borzilok. I skuqim pak minuta dhe shtojmë fasulet. Bashkojmë me to lëngun e midhjeve, makaronat dhe shtojmë pak ujë që nevojitet për përfundimin e zierjes. Në fund hedhim midhjet e pastruara dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.