Ballina Arritje Teknologji Pixelfed, një rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i Instagram vjen në...

Pixelfed, një rrjet social i decentralizuar dhe konkurrent i Instagram vjen në Android dhe iOS

Pixelfed nuk ka reklama dhe nuk ndaj asnjë të dhënë përdoruesit me palë të treta. Aplikacioni Android debutoi më 9 Janar ndërsa ai iOS më 15 Janar.

Pixelfed tashmë është i disponueshëm si aplikacion mobil në iOS dhe Android. Platforma e decentralizuar e ngjashme me Instagram u lançua në 2018-ën dhe që prej atëherë ka qenë e disponueshme vetëm përmes uebit.

Pixelfed nuk ka reklama dhe nuk ndaj asnjë të dhënë përdoruesit me palë të treta. Aplikacioni Android debutoi më 9 Janar ndërsa ai iOS më 15 Janar.

Krijuesi Daniel Supernaut postoi në Mastodon ditën e Hënë duke thënë se platforma shikoi 11 mijë përdorues të regjistrohen në 24 orë dhe më shumë se 78 mijë postime janë publikuar në Pixelfed gjer më sot.

Platforma operon në ActivityPub, të njëjtin protokoll që fuqizon disa rrjete të tjera sociale në fediverse si Mastodon dhe Flipboard.

Shumë përdorues të Instagram kanë kërkuar alternativa të platformave të Meta sidomos pasi kjo e fundit tha se do të eliminonte programin e verifikimit të fakteve nga palët e treta dhe të ndryshonte politikën e gjuhës së urrejtjes.

Meta gjithashtu tha se kishte bllokuar disa lidhje që të çonin në Pixelfed në Facebook duke i trajtuar ato si spam dhe fshirë automatikisht

Exit mobile version