Ballina Kuriozitete Pitonët qërohen të gjallë për çantat Gucci

Pitonët qërohen të gjallë për çantat Gucci

PETA ka publikuar pamjet që tregojnë gjarpërinjtë duke u vrarë mizorisht në fermat tajlandeze. Gucci akuzohet se ka blerë lëkurat e kafshëve.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve Peta akuzon Gucci-n se ka blerë lëkurë pitoni nga fermat tajlandeze ku mbahen dhe vriten gjarpërinjtë në kushte torturuese.

Pretendimet e Petës janë pjesë e një debati në rritje rreth trajtimit etik të kafshëve në industrinë e modës.

Pitonët vriten me çekiç, vihen në shtyllë në grepa ose qërohen të gjallë.

Sipas PETA, deri në 15,000 gjarpërinj mbahen në fermat tajlandeze, me 20 deri në 30 pitonë të vrarë çdo ditë. Si provë, organizata për mbrojtjen e kafshëve paraqet një faturë që përmban të dhënat e shitjes së lëkurës së pitonit./

Exit mobile version