Pitet apo bukët e vogla me qepë dhe djathë të shkrirë sipër janë një ndër gatimet më të thjeshta dhe të shijshme që mund të gatuani.
Kjo është një recetë fantastike, e cila shoqëron në mënyrë të shkëlqyer gatime të ndryshme në tryezë.
Këto pite të vogla janë të përsosura edhe për t’u përdorur si ushqim i shpejtë në mëngjes apo të konsumohen edhe midis vakteve gjatë ditës.
Me këtë recetë ju do të përgatisni rreth 15 pite të vogla.
Përbërësit
- 2 petë sfogliat
- 200 gr djathë i bardhë ose kaçkavall (sipas dëshirës)
- 1/2 kokërr qepë
- Kripë
Përgatitja
Për këtë recetë ju mund ta përgatisni vetë brumin ose të përdorni petët e gatshme sfogliat.
Nëse dëshironi t’i përgatisni vetë petët sfoliat klikoni në linkun këtu.
Prisni në kuadratë të vegjël petën sfogliat apo brumin duke krijuar 15 katrorë të vegjël.
Me majën e pirunit shponi petet e vogla në disa vende.
Hidhni një lugë djathë të grirë në mes te çdo kuadrati.
Prisni në copa të holla qepën e kuqe dhe vendoseni sipër djathit. Shtojini kripë sipas dëshirës.
Me pak vaj ulliri lyeni anët kuadratëve të piteve dhe sipër shtroni petën tjetër sfoliat.
Shtypinit anët e secilit kuadrat me dorë në mënyrë që pitet të mbyllen dhe më pas ndajini me një thikë.
Vendosini në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 180°C.
Mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta.