Ballina Kuzhinë Pite të pjekura në kos dhe djathë të bardhë

Pite të pjekura në kos dhe djathë të bardhë

Një recetë e shijshme dhe e plotë që do t’ju shuajë urinë duke ju ngopur në pak çaste.

Çfarë kanë këto pite ndryshe nga pitet e tjera? Sekreti qëndron tek shtresa e pjekur e kosit dhe djathit në sipërfaqen e piteve.

Nëse doni një shije vërtet unike, e mira është që edhe brumin e piteve a përgatisni në shtëpi.

Por mund edhe të bëni me hile një ose dy herë, dhe të përdorni pitet e gatshme njësoj si ato që përdoren për sufllaqet.

Përbërësit për pitet

  • 2 lugë çaji maja buke
  • 1 lugë çaji me sheqer
  • 160 ml qumësht
  • 80 ml ujë i ruajtur në temperaturë ambienti
  • 320 gr miell gruri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Përbërësit për salcën me kos dhe djathë
  • 2-3 lugë gjelle me thërrime djathi të bardhë
  • 4 lugë gjelle kos shtëpie
  • 2-3 lugë gjelle me majdanoz ose nenexhik të prerë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Piper i zi

Përgatitja e Piteve
Bashkoni në një tas sheqerin, majanë e bukës, ujin dhe qumështin. Përzjejini të gjitha bashkë dhe lërini mënjanë për 5 minuta.

Në një tjetër tas të madh, AgroWeb.org ju udhëzon të bashkoni miellin dhe kripën. Përzjejini me një njëra tjetrën.

Shtoni përzierjen e majasë me qumësht dhe përzjejeni me miellin derisa masa të njëtrajtësohet.

Kalojeni brumin në tavolinën e kuzhinës, të cilën më parë e keni spërkatur me pak miell.

Punoni brumin për disa minuta derisa masa e tij të bëhet e butë.

Më pas, të gjithë brumin rrumbullakosni dhe mbulojeni me një pecetë të pastër kuzhine. Lëreni të pushojë përreth 40 minuta derisa masa e tij të dyfishohet.

Ndërkohë keni ndezur furrën në 200 gradë.

Shtypeni brumi me duar dhe ndajeni në 6 pjesë të barabarta.

Hapeni secilën prej tyre në formën e rrethit me një diametër prej 20 centimetrash.

Vendosini në një tavë të lyer me vaj dhe shpojini me një pirun.

Futini për të pjekur derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Përgatitja e Salcës me Kos dhe Djathë
Nxirrini pitet nga furra e ndërkohë që ato ftohen, AgroWeb.oeg ju udhëzon që të përgatisni salcën me kos dhe djathë.

Në një tas mesatar hidhni thërrimet e djathit dhe kosin, përzjejini të dy përbërësit derisa të formoni një salcë kremoze.

Shtoni majdanozin apo nenexhikun dhe vajin e ullirit për t’i dhënë dhe shijen e duhur.

Më pas spërkateni me piper të zi.

Këtë salcë përhapeni në sipërfaqen e piteve.

Mundohuni të krijoni një shtresë të hollë.

Futini përsëri në furrë pitet për 5-10 minuta ose derisa salca të mpikset.

Exit mobile version