Përbërësit për brumin: 300 ml qumësht, 1 lugë çaji sheqer, 1 lugë çaji maja buke, 1 lugë çaji kripë, 1 filxhan çaji gjalpë+ vaj ulliri, 400 g miell 00, 100 g miell i papërpunuar (integral)
Për mbushjen: djathë dhie i thërrmuar, mozzarella, proshutë, ullinj, pak salcë domatesh, vezë na varësi të numrit të piteve që do të përgatisni, rigoni, kripë, piper.
PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit për brumin i punova në brumatriçe për 10 minuta. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me dorë. Më pas mbulova brumin me napë dhe e lashë të pushojë rreth 2 orë në temperaturë ambienti.
Më pas ndava brumin në toptha, të cilët duhet të pushojnë të mbuluar me pecetë për 10 minuta. U jepet formë vezake me okllai dhe shtova në mes mbushje.
Mbulohen anët dhe krijohet forma e varkës. I leva me pak gjalpë të shkrirë sipër dhe i poqa në furrë të parangrohur 200°C rreth 20 minuta. Ju bëfshin mirë!