Ballina Kuzhinë Pite e shpejtë me miell gruri

Pite e shpejtë me miell gruri

Një recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme që i përshtatet shumë tryezave tona tradicionale. Nëse doni tavë mesatare dyfishoni përbërësit.

Përbërësit: 500 g spinaq, 2 bishta preshi, 1/2 tufë majadanoz, 1/2 tufë kopër, 1/2 tufë dhiozmë/nenexhik, 1 vezë, 1 gotë qumësht, 1/2 gotë miell ose pak më shumë, 100 g djathë i bardhë, 1 lugë çaji kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Në një tigan të thellë skuqim bishtat e preshit, të prerë imët me vaj ulliri. Më pas shtojmë spinaqin, erëzat po të prera imët dhe i trazojmë derisa ato zbuten. E heqim këtë masë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë qumështin, vezën, djathin e thërrmuar, kripë, piper dhe në fund miellin. I trazojmë përsëri mirë e mirë dhe e hedhim në tavë pjekjeje ku poshtë mund vendosni një letër gatimi të lyer me pak vaj ulliri. Hedhim masën në tavë i shtojmë nga sipër pak vaj ulliri dhe e pjekim në 180 gradë C derisa të piqet mirë lart e poshtë. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version