Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit, janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra. Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.
Përbërësit: 1. kg miell0.5 L ujë1 gotë qumësht1 lugë gjelle tharm buke1 lugë gjelle kripë
Përgatitja: Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vije. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati . Pitalkat pjekën për 15- 20 min.