PËRBËRËSIT: 8 presh (vetëm pjesa jeshile), 300 g miell misri, 200 g miell gruri, 1 filxhan qumësht, ¼ filxhan vaj ulliri, 200 g djathë Parmigiano, 200 g djathë i bardhë, 5 kokrra vezë, 2 lugë çaji pluhur pjekës, ½ lugë çaji sodë buke dhe ½ – 1 lugë çaji kripë.
PËRGATITJA: Në fillim pastrojmë mirë preshin, të cilin e grijmë trashë dhe e ziejmë në tenxhere me presion për 30 minuta me pak vaji ulliri dhe pak kripë. Pasi e gatuajmë preshin e lëmë mënjanë të ftohet ndërkohë që përgatisim pjesën e brumit. Në një enë të thellë përziejmë mire vezët me qumështin dhe vajin. Në fund shtojmë miellin e misrit dhe atë të grurit të cilët i kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Gjysmën e masën së përftuar e vendosim në një tepsi mesatare, të cilën e kemi lyer më parë me vaj. Mbi të shtojmë me kujdes preshin që kemi gatuar më parë dhe mbi këtë të fundit djathin e bardhë të copëtuar. E mbulojmë me kujdes me pjesën e mbetur të brumit dhe e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathin parmigiano të grirë. E pjekim në furrë të parangrohur 200°C për 40 – 50 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak dhe e konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me kos ose më çdo gjë tjetër sipas dëshirës.
Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking