Ballina Kuzhinë Piqeni pomfritin fare pa vaj: Shumë më të shijshëm, shumë më të...

Piqeni pomfritin fare pa vaj: Shumë më të shijshëm, shumë më të shëndetshëm!

Pomfriti mund të jetë i shëndetshëm edhe shumë më i shijshëm mirëpo vetëm nëse e gatuani në këtë mënyrë specifike.

Në të vërtetë, e gjitha që ju nevojitet janë: patatja e prerë në formë shkopthash katërkëndëshe dhe t’i qitni: kripë, piper, qepë, majdanoz pluhur, zhumbricë apo rozmarinë.

Përgatitja:

Pataten pastrojeni dhe priteni në formë shkopthi, pastaj qitni erëza bimësh sipër sipas dëshirës. Përzieni të gjitha mirë, pastaj radhisni në letër për pjekje.

Piqni në furrë të ngrohur në 200 gradë, rreth njëzet minuta. Pastaj do të keni pomfrit kërcëllues dhe të butë pa përdorur fare vajin.

Këshillë shtesë:

Nëse dëshironi variantin më të përsosur, patates së prerë shtoni një të bardhë të vezës dhe pastaj qitni erëzat.

Ky variant është edhe më i shijshëm i pjekjes së pomfritit pa vaj. Të bardhët e vezës do ta forcojnë edhe më erëzat në patate.

 

Exit mobile version