A e dini se lëngu i bananeve të ziera do t’ju ndihmojë të fle? Nëse vuani nga pagjumësia, lëngu i bananes është një ndihmesë natyrore e jashtëzakonshme.
Gjumi është thelbësor për cilësinë e jetës tonë dhe shëndetin tonë fizik e mendor. Ne duhet të flemë të paktën 7 deri në 8 orë në ditë. Është e rëndësishme për të kultivojmë energji trupore dhe mendore në baza ditore dhe këtë mund ta bëjmë vetëm duke pushuar.
Vetëm gjatë kësaj periudhe pushimi ky rigjenerim ndodhë, përmes aktivizimit të shumë funksioneve të rëndësishme.
Siç e dimë, në ditët e sotme njerëzit pushojnë më pak se kurrë më parë. Stili i jetesës, zakonet e këqija të të ngrënit, stresi dhe faktorë të tjerë, kontribuojnë në zhvillimin e problemeve të lidhura me gjumin. Lodhja dhe mungesa e energjisë që vijnë nga gjumi i pamjaftueshëm një ditë mund të çojë në çrregullime të ndryshme.
Për të shëruar pagjumësinë shumë njerëz po marrin ilaçqe, por këto pilula shkaktojnë varësi dhe krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. Pra, si mund ta rregullojmë këtë problem pa e dëmtuar shëndetin tonë?
Ka mënyra të shëndetshme që ju ndihmijnë të floni, pa përjetuar efekte anësore të zakonshme, që I shkaktojnë prodhimet farmaceutike. Lëngi i bananeve me kanellë është një aleat I forë I gjumit dhe zgjidhjës së problemeve që keni me pagjumësinë. Ajo është bërë shumë e popullarizuar për shkak të vetive ë saj relaksuese që lehtësojnë stresin, përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe nuk shkaktojnë varëshmëri.
Ky lëng është i lehtë për t’u bërë. Pirja e tij ndihmon me problemet e stresit dhe ankthit, duke ju bërë të ktheni orët cilësore të gjumit.
Ja se si ta përgatitni:
1 banane,
½ lugë çaji kanelle,
1 litër ujë.
Udhëzime
Pritini skajet e bananeve pa hequr lëvozhgën dhe vendosni në një tenxhere me ujë të valë. Ndaleni temperaturën e zjarrit dhe lërëni të zihen ashtu për 10 minuta. Lëreni të ftohet. Shtoni kanellën dhe përzieni mirë. Pini një gotë me këtë lëng 40 minuta në një orë para se të shkoni në shtrat dhe përsëritni këtë procedurë çdo natë derisa të filloni të bini në gjumë më të lehtë. Beteja juaj kundër pagjumësisë do ti vijë fundi.