Përbërësit: 300 g oriz për pilaf, 600 ml ujë, 100 g mëlçi qengji, 400 g mish qengji, 2 lugë salcë domatesh, 2 kokrra domate të pjekura, 100 g rrush i thatë, 100 g fistikë, 100 g gjalpë, 1 lugë e vogël kanellë, 1 lugë e vogël sheqer, 1 kokërr qepë, vaj ulliri, kripë dhe piper.
Përgatitja: Fillojmë duke prerë mishin në copa jo shumë të vogla. Më pas pastrojmë dhe lajmë mëlçitë e qengjit dhe i presim në kubikë. Vendosim një enë në zjarr dhe hedhim vaj ulliri dhe shtojmë edhe gjalpin.
Më pas hedhim mishin e qengjit të prerë në copa jo shume të vogla. E leme të skuqet për disa minuta. Në një enë tjetër, hedhim përsëri vaj ulliri. Pasi vaji ullirit nxehet, shtojmë qepen e grire hollë. E kaurdisim dhe me pas shtojmë mëlçitë e prera në kubikë. I lëmë së bashku të marrin një skuqje në zjarr të ulët.
Tek ena më pas hedhim kanellën, pak sheqer, kripe dhe piper, i trazojmë mirë. Gjithashtu shtojmë edhe fistikët e me pas rrushin e thatë por të regjur pak në ujë. Grijmë domaten edhe ja shtojmë përbërjes. Më pas shtojmë edhe salcën e domates. E trazojmë mirë të gjithë përbërjen. Ndërkohe bashkojmë edhe mishin që kemi skuqur më parë.
E trazojmë mirë. Hedhim edhe ujin e ngrohte te masa e përgatitur dhe e trazojmë. Masën e përgatitur e lemë për disa minuta të marri një valë. Më pas e hedhim me kujdes në tavën ku kemi hedhur orizin. E përhapim mishin në mënyrë të njëtrajtshme dhe tavën e futim në furrë të parangrohur në 220° për 30 minuta. Pasi të përfundoj pjekja e mishit dhe e pilafit , e shërbejmë sipas dëshirës.