Drithëra, tostë, smoothie, vezë: Gjërat e para që na dalin para syve kur mendojmë për mëngjesin. Nuk ndodh shpesh ta dëgjoni veten në mëngjes duke thënë: “Për mëngjes do ha pilaf”, por ja që kjo mund të ndryshojë.
Shumica e njerëzve nëpër botë e konsumojnë orizin për drekë ose darkë, por sipas ekspertëve rezulton se është ushqim i mirë për t’u konsumuar edhe në mëngjes.
Orizi është plot me karbohidrate të shëndetshme, të lehta për t’u tretur nga stomaku dhe njëkohësisht furnizues i mirë energjie. Të gjitha këto e bëjnë vakt të plotë dhe perfekt mëngjesi.
Përveç kësaj është lehtësisht i gatueshëm, por bëni kujdes me kripën dhe mos e gatuani më shumë nga ç’duhet. Kaq mjafton për ta nisur ditën me një pjatë pilaf dhe për të marrë gjithë vlerat ushqyese që ju nevojiten.