Përbërësit për 4-5 persona: 1 filxhan çaji thjerrëza kafe, 1 filxhan çaji oriz, 4-5 kokrra qepë të thata,1 lugë çaji kanellë, pak kumin (qimnon) dhe koriandër (nëse preferoni), gjysmë filxhan çaji rrush i thatë, gjysmë limoni, majdanoz dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri.
Përgatitja: Vendosim rrushin e thatë në lëngun e gjysmë limoni dhe një ose dy lugë ujë të nxehtë. Presim qepët për se gjati si për sallatë dhe i skuqim me dy lugë vaj ulliri duke përzier vazhdimisht derisa të zbuten e të karamelizohen për rreth 40 minuta. Ndërkohë që gatuhen qepët, ziejmë thjerrëzat për 20 minuta në ujë me dy gjethe dafine. E kullojmë ujin.
Skuqim pak sekonda erëzat në dy lugë vaj ulliri dhe shtojmë orizin. Hedhim ujë të nxehtë në raport 1 oriz : 2,5 ujë. Shtojmë një lugë e gjysmë çaji me kripë. Shtojmë thjerrëzat mbi orizin. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 20-25 minuta në zjarr të ngadaltë. I përziejmë të gjitha së bashku, qepët, rrushin e thatë dhe orizin me thjerrëza. E shërbejmë me majdanoz sipër. Ju bëftë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Si_shijon