Piktura gjigande në shpatet e maleve të Zvicrës

Artisti Saype është i njohur për pikturat gjigande në shumë qytete të botës

Në shpatet  e malit në një fshat të Zvicrës artisti Saype ka realizuar këto piktura  gjigande. Pikturat të cilat  janë realizuar në shpatet e malevemund të zgjasin disa ditë në varësi të kushteve të motit.

“Këta janë dy fëmijë, të cilët secili po vizatojnë atë që shohin nga këndvështrimi i tyre. Ajo që është imteresante  është se fëmijët janë në lartësi të ndryshme, kështu që ata po vizatojnë gjëra të ndryshme. Megjithëse janë nëse janë në lartësi të ndryshme, dy botët që po vizatojnë plotësojnë njëra-tjetrën.”

Artisti shpjegon se pikturat e tij të cilat shtrihen në rreth 3,000 metra katrorë mund të shihen nga maja e malit dhe kullotat aty pranë  simbolizojnë nevojën për të refuzuar uniformitetin dhe për të përqafuar perspektiva të ndryshme. Saype është i njohur për realizimin e pikturave gjigande në disa vende të botës përfshirë Berlinin, Parisin, Stambollin dhe Cape Toën.