Shkruan: Hoxhë Halil Avdulli
Ekziston një ndryshim i madh midis nesh dhe fëmijëve tanë në shikimin e gjërave dhe koncepteve.
Ne mendojmë se kur i drejtojmë fëmijët, ata duhet të kuptojnë atë që nënkuptojmë ne, dhe kur kjo nuk ndodh, ne mendojmë se ata qëllimisht shkojnë kundër nesh, ndërsa ata nuk bëjnë një gjë të tillë qëllimshëm, por kuptimi i tyre është i ndryshëm nga ai i yni.
Si shembull kemi disa raste kur dallon përceptimi i ynë me të tyre:
1. Dallimi ynë me ta në konceptin e (kohës):
Ne, kohën e masim me orë, minuta dhe sekonda, ndërsa për ta, koha matet me lojë dhe argëtim, për këtë, ata nuk llogarisin se koha ec për sa kohë që janë të lumtur me lojën, dhe kjo shpjegon mungesën e përkushtimit të tyre ndaj asaj që kërkojmë prej tyre.
2.Dallimi në konceptin e vendit:
Ne gjithë punojmë që orenditë në shtëpi të jenë të rregulluara dhe të organizuara në mënyrë që të mund të përfitojmë prej tyre dhe t’i përdorim ato, ndërsa ata fillimisht duhet t’i lëvizin ato, t’i hapin lojërat sepse ata gjithmonë janë kurreshtarë të zbulojnë se çfarë ka brenda tyre.
3.Dallimi në dëgjimin selektiv:
Ne dëgjojmë atë që na thuhet, pavarësisht se na pëlqen apo jo, ndërsa ata zgjedhin të dëgjojnë vetëm atë që iu pëlqen veçanërisht pas moshës 5 vjeçare.
4. Dallimi në konceptin e durimit:
Ne kemi durim të madh dhe të gjatë, sepse ne shikojmë në rezultatet e ardhshme të durimit, ndërsa ata insistojnë shumë dhe durimi i tyre është i vogël, sepse koncepti i tyre i durimit është i ndryshëm.
5. Dallimi mbi komunikimin vizual:
Kur ne i dëgjojmë ata pa i shikuar vizualisht me sy, ne nënkuptojmë se po komunikojmë me ta, ndërsa për ata komunikimi gjithsesi duhet të jetë me shikim direkt, ndryshe e konsiderojnë mosinteresim për fjalët dhe kërkesat e tyre.
6. Dallimi në gjuhën e trupit:
Ne shprehemi më shumë me fjalë sesa me lëvizje trupore kur flasim me ta, ndërsa ata shprehen me trupat e tyre më shumë sesa me fjalët e tyre, prandaj shpesh mendojmë se ata nuk po shprehin atë që kanë në brendësinë e tyre!
7. Shqetësimi ynë për të folurit vetmevete (shoku imagjinar):
Kur i shohim fëmijët tanë duke imagjinuar një shok dhe duke luajtur me të ose hyjnë në dhomë e tyre dhe flasin me veten e tyre, ne këtë e kuptojmë si një gabim, ndërsa ata kënaqen duke lëshuar imagjinatën e tyre me një mik imagjinar duke folur dhe duke luajtur me të.
8.Ne ndonjëherë qeshim me modelin e veshjes së tyre ose me ngjyrat e rrobave të tyre me qëllimin që të qeshurat tona t’ua mësojë gabimet e tyre, ndërkohë ata këtë gjë e marrim si fyerje dhe ofendim për ta.
Shtrohet pyetja: Cila është zgjidhja që të mos vazhdojmë t’i keqkuptojmë fëmijët tanë, dhe kështu të humbasim marrëdhënien tonë prindërore me ta?
Përgjigja në këtë pyetjeje qëndron në dy hapa:
e para: njohuri
e dyta: dialog dhe sqarim.
Me njohuri nënkuptojmë se edukatorët dhe prindërit duhet gjithësesi të dijnë ndryshimin midis mënyrës se si të rriturit interpretojnë ngjarjet dhe mënyrës se si fëmijët interpretojnë ngjarjet, siç ishte ndryshimi në shikimin e kohës ose gjuhës së trupit dhe të tjerave.
Me komunikim dhe sqarim ne arrijmë t’iu shpjegojmë fëmijëve tanë ndryshimin midis dy pikëpamjeve, kështu që ne i themi atyre: Koha duhet të përcaktohet nga orët dhe minutat, jo nga argëtimi, sepse njeriu ka detyra dhe përgjegjësi të cilat duhet t’u përmbahet, kështu që kontrolli i kohës është i rëndësishëm për arritje.
Zemërimi dhe nervozizmi nuk adresojnë mosmarrëveshjet në situata të tilla, përkundrazi, biseda dhe mirëkuptimi janë baza e një marrëdhënie të dalluar dhe të suksesshme prindërore.