Dr.Shajkh Saif Alasri
Ai që arsyeton dhe konkludon një rregull fetar pa u ndalur thelle në kuptimin shkencor te bazave të fesë dhe në sistemin arsyetues të perceptimit fetar sigurisht që do jetë kundër çdo prurjeje ose risije të re pa asnjë dallim. Ata ngrejnë pyetje e cila më pas do të nënkuptojë ndalimin e aplikimit të risive të reja dhe kështu mendojnë se kane zgjidhur ceshtjen.
Ata thonë: 1. A është kremtimi i lindjes së Profetit a.s adhurim “ibade”, nëse ështe akt-adhurimor? Ku është argumenti fetar për kremtimin dhe ligjerimin e tij. Çka nënkupton se kërkojnë një argument specifik të vecantë. Duke nënkuptuar se nuk mund mjaftohen me një argument të përgjithshëm dhe mbi parimet bazë të sheriatit.
Hamendesimi 2 në formë pyetje: Nëse do ishte adhurim/kremtimi I mevludit atëherë pse e ka lënë pa aplikuar Profeti a.s ? pse Profeti a.s nuk na ka njoftuar?
Pyetja e tretë , a e kane festuar shoket e Profetit a.s duke e ditur se ata e kanë dashur shumë atë?
Rezultati që duan të dalin është se duke qenë se kremtimi I mevludit nuk ka një argument eksplicit, nuk e ka kremtuar Profeti a.s dhe as nuk e ka njoftuar për ta vepruar, nuk e kanë vepruar sahabet dhe ata janë njerëzit më të prirur ndaj mirësisë dhe njerëzit me të ditur………për këtë arsye kremtimi është bidat.
E verteta është se kjo metodë arsyetimi për të nxjerrë një perfundim dhe rregull sheriatik ngjan më shumë me një arsyetim kontradiktor dhe aspak shkencor. Për ta sqaruar si më poshte vijon;
Së pari: metoda të cilën përdorën dijetaret në lidhje me risitë\bidatet është që ato të vendosën në peshoren e sheriatit. Nese bien në kundershtim me sheriatin atëherë ajo nuk mund të pranohet në gamën e gjerë të riteve dhe zakoneve fetare. Nese risite jane ne perputhje me sheriatin, arrijnë qellimin e sheriatit, vendosen nenparimet bazë të fesë ateherë kjo është e pranuar. Këtë e kanë konfirmuar të gjithe skolastiket mysliman.
Imam Shafi ka thënë: risite “bidatet” janë dy lloje:
1. Risi qe kundërshton Kuranin, traditën profetike, veprimet e sahabeve ose konsensusin atëherë eshte bidat i cili është i denueshëm fetarisht.
2. Risi e cila ka në përmbajtje mirësi dhe që nuk bie në kundershtim me referencat bazë të sheriatit.
Ka thene shejhul islam Ebu Shameh El Makdisi r.a për kundërshtuesit e risive; “risia e mirë ka konsensus për ta aplikuar, duhet nxitur për ta aplikuar, shpresojmë sevape për atë që e ka qëllimin e mirë. Pra, risi e mirë është ajo që është në dakortesi me parimet bazë të sheriatit dhe që veprimi risues nuk ka ndalesë specifike në tekst fetar”
Ka thënë imam Shatibiu r.a në librin e tij El-Itisam në lidhje me perkufizimin e bidatit të papranueshem; “bidati i papranueshëm është ai që nuk ka tregues nga;
Kurani
Sunneti
Ixhmaja (Konsenzusi)
Kijasi (Analogjia) dhe as ndonjë argumentim të konsiderueshëm prej dijetarëve në përgjithesi dhe as të detajuar”.
Çka nënkuptohet prej thënieve të tyre se cdo risi e cila nuk bien në kundërshtim me referencat sheriatike nuk mund të konsiderohet prej risive që nuk aplikohen.
Ndërkohë gjykojmë dhe analizojmë se dicka e re ose risi është në përputhje me sheriatin e pranojmë të tillë siç dhe kanë vepruar dhe sahabet që dicka e re ose e kanë vepruar ose e kanë lënë. Për këtë arsye kemi parë se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me bazat e fesë dhe të sheriatit ndërkohe sahabet e kanë vepruar një veprim të tillë dhe vete Profeti a.s nuk e ka bere diçka të tillë. Po ashtu shumë gjëra si risi I kanë vepruar tabiinët dhe si kanë vepruar sahabet. Po ashtu shumë risi I kanë bërë pasuesit e tabiineve dhe si kanë bërë vetë tabiinet e kështu me radhë bres pas brezi.
Kam shkruar ne librin tim “Elbidaatul idafije”/Risia Plotësuese shumë shembuj risishë që I kanë bërë sahabet dhe në të vërtetë Profeti a.s si ka bërë dhe as katër udheheqësit e mirë ashtu sic kam shkruar për shume risi që kanë vepruar tabiinet dhe si kanë vepruar sahabet. Për më shumë detaje mund ti gjeni ne librin tim. Por në këtë shkrim do citoj disa shembuj.
Imam Aliu r.a I ka patur mësuar besimtareve një tekst të gjatë salawatesh si psh “ اللهم يا داحي المدحوات ويا باني المبنيات ويا مرسي المرسيات … hadithi është transmetuar tek Musanefi Ibn Ebi Shejbes, ne Muxhemin e Tabaranit etj
A mund të jetë e saktë të themi pse Imam Aliu I ka mësuar njerezve “ibadetin” adhurimin e salawateve me shprehi e cila nuk ka qenë e njohur ne kohen e Profetit a.s. Ose mund themi që paska qenë I paditur Ebu Bekri, Umeri, Othmani r.a që të vijë Imam Aliu e të na mësoje shprehi te reja në salawat.
Uthmani r.a aplikoi si risi të re ezanin e dytë ne dite xhumaje dhe sahabet e pranuan me konsensus të gjërë veprimin e tij. A është e drejte për ne të themi se nese ezani i dyte do ishte ibadet do na njoftonte paraprakisht Profeti a.s, e nëse ezani është fe dhe mirësi si ka mundësi që ta ketë neglizhuar Profeti a.s. Si ka mundesi që se ka vepruar Ebu Bekri dhe Umeri r.a?
Këto pyetje dhe hamendësime a jane zhvilluar ne mendjen e skolastikeve mysliman?
Shembull tjeter:
Ibn Abasi r.a dhe Hasan Al Basri dhe një pjesë e selefeve kanë pas berë (arafat) dhe bërja arafat nënkupton bashkimin ditën e arafatit në vende të ndryshme të botës duke i përngjasuar haxhilerëve që ndodheshin në arafat. Transmeton Ibn Ebi Shejbe me senedin e tij në gradën i mirë (hasen) tha: “i pari që bëri arafat në Basra ishte Ibn Abasi”.
Ka thënë El Ethrem: kam pyetur Ahmed Ibn Hambelin r.a i cili tha: “shpresoj se ky veprim ska asgjë të qortueshme dhe këtë e kanë vepruar El Hasen dhe Bekri dhe Thabiti dhe Muhamed El Wasii dhe kanë qenë prezent në xhami ditën e Arafatit”.
Ibn Tejmije ka thene: ” në lidhje me muslimanin që është ulur ne xhami ditën e arafatit për lutje dhe dhikër ky është rikujtimi i arafatit për të cilën ka patur debat ndërmjet dijetarëve dhe ndërkohë e ka vepruar Ibn Abasi….”.
Kam sjelle çështjen dhe transmetimet në të cilat ndodhen mendimet e skolastikëve në librin tim (El Bidatul Idafije) mund ti ktheheni . Por them: a ka mundësi që të kundërshtojmë sahabet dhe udheheqësit e synetit në këto çështje dhe të themi psh:
Nëse (të bërit arafat) adhurim do të na kishte urdhëruar Allahu ose Profeti a.s dhe nësë bërja e arafatit do ishte e hajrit do kish vepruar Profeti a.s, a mundet që Profeti ta lente pa përmendur këtë mirësi të madhe për ymetin e tij. A harruan Khulefa Rrashidun Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu çështjen e kujtimit të arafatit dhe këtë po na e mëson Ibn Abasi r.a. Po sikur, po sikur, po sikur….. A është e drejtë të hidhën këto hipoteza. Apo metoda e saktë është që çështjen ta trajtojmë dhe ta vendosim në peshoren e parimeve të sheriatit dhe prej të cilës të nxjerrim rregullin e caktuar????
Ibn Tejmije r.a ka pas lexuar dhe rilexuar shume here nga koha e sabahut deri kur të linde dielli suren Fatiha dhe për këtë veprim te tijin nuk ka transmetim se e ka bërë Profeti a.s dhe askush prej sahabeve. Ka thënë Hafidh Umer ibn Ali El Bezar në librin El Alam El Alije fi Menakib Ibn Tejmije fq 38: “isha në kohën e qëndrimit tim në Damask teksa e shoqëroja Ibn Tejmijen gjatë natës dhe ditës, ai më afronte afer vetes së tij dhe më ulej afër dhe dëgjoja kur këndonte dhe bënte dhikër. E shikoja që lexonte suren Fatiha dhe e përsëriste nga koha e sabahut deri kur lindte dielli”.
Kurrë Ibn Tejmije r.f. nuk shikonte diçka qortuese në lidhje me dhikrin dhe leximin e Fatihasë shume here në kohë të caktuar dhe në formë të caktuar.
Si do të jetë vallë nësë drejtojmë pyetjen në lidhje me veprimin e Ibn Tejmijes r.f dhe të themi:
A është ky veprim ibadet apo jo? dhe përgjigja: po, adhurim është dhe nuk është zakon as kalim kohe.
Dhe me pas te themi: a ka ardhur transmetim me argument në lidhje me legjitimimin fetar (përsëritja e fatihasë nga sabahu deri kur lind dielli)? Përgjigja do të jetë:JO nuk ka transmetim ose nuk ka argument.
Si vijim te themi: a ka mundësi që këtë mirësi ta fshehë Profeti a.s ymetit të tij. Apo kjo mirësi të këtë kaluar pa e ditur sahabet apo tabiinët ndërkohë që këta janë më të ditur dhe më të angazhuar në mirësi dhe udhëzim sesa vetë ibn Tejmije??
Ndërsa ne themi, kurrë! Pasha Allahun kjo temë nuk mund të gjykohet kundra tij vetëm se themi se ka bërë një gjë të mirë.
Ibn Tejmije r.f shkonte në vënde të lëna pas dore dhe me dheun e tokës fshinte fytyrën e tij, në përulje ndaj Allahut ((adhurim)) duke kërkuar prej Allahut që t’i hapë mirësi dhe ky veprim nuk ka argument në këtë formë.
Thotë Ibn El Hadi në librin e tij El Ukud Ederije min Menakib Ibn Tejmije në fq 42: “ishte rafmetliu i cili thoshte kam lexuar shumë herë një ajet kuranor tek rreth 100 tefsire e më pas e lusja Allahun të më dhuronte kuptimin e ajetit kuranor dhe thoja: O Mësuesi i Ademit, Ibrahimit, më mëso mua dhe shkoja tek xhamite e braktisura e të tjera si ato dhe fshija fytyrën time me dyshemenë e tokës dhe lusja Allahun duke i thënë O mësues i Ibrahimit më dhuro kuptimin e fesë”.
A është e mundur t’i drejtojmë pyetjet e mësipërme e më pas të themi se Ibn Tejmija ka sjellë fe të re. Dhe se ai ka shpikur në fe dhe ka berë bidat dhe se ai nuk është udhëzuar me udhezimin e sahabeve dhe tabiinëve!!!!!
Themi ne: “veprimi i tij edhe nëse nuk ka argument fetarë dhe bazë teologjike, është veprim i cili nuk bie në kundërshtim me parimet e përgjithshme fetare të cilat në fakt urdhërojnë për nënshtrim dhe përulje ndaj Allahut”.
Ashtu sic themi se veprimi i Ibn Tejmijes edhe nëse nuk ka baze fetare dhe as është parë dhe degjuar ta ketë kryer Profeti as, sahabët e tij dhe tabiinët duke marë parasysh se ata janë më të devotshëm dhe më të dijshëm, e gjitha kjo nuk duhet të na shtyje për ta ndaluar një gjë të tillë apo ta konsiderojme se ka bërë bidat…..
Ata që e bëjnë bidat kremtimin e mevludit mundet që ta analizojnë kështu siç dhe po themi ne??!!
Ibn Kajim El Xhawzije r.a në librin e ti Medarixhu Salikin 1/446 tregon për Ibn Tejmijen r.a diçka për tu habitur, ai thotë: “prej metodave shpirtërore të udhëtarëve në rrugën drejt Allahut të cilën e kanë provuar dhe e kanë aplikuar dhe që kush e këndon gjithmonë Ya Haju Ya Kajum La Ilahe Ila Ente, Allahu do i ringjallë zemrën dhe mëndjen”.
Shejkhul Islam Ibn Tejmije kudise sirruhu- ka qenë shumë i fiksuar shpirtërisht pas kësaj dhe nje ditë më tha mua: ata dy emra- El Haj dhe Kajum- kanë ndikim të madh në zemrën e besimtarit. Ai tregonte se ato emra janë emrat e mëdhenj të Allahut. E dëgjova nje here duke thene; “ai që aplikon duke kënduar ndërmjet syneteve te sabahut deri tek farzet e sabahut 40 herë Ya Haju Ya Kajum La Ilahe Ila Ente Birahmetike Estegithe, do t’i gjallërohet zemra dhe zemra e tij nuk vdes kurrë”.
Shejkh Ibn Tejmije këtë dhikër e veçoi me numër fiks 40 herë dhe në kohë të caktuar dhe tregoi se kjo gjë ka dobi dhe më pas insistoi në aplikimin e tij duke thënë ( ai i cili e aplikon).
Thënia e Ibn Kajim: ( prej gjërave të provuara) çka nënkupton se udhëtari për tek Allahu (salik) nësë provon këtë lloj dhikri ose nje fromë tjetër edhe nëse ky dhikër nuk e ka bërë Profeti dhe sahabet, pra që ska bazë me tekst fetar, por që është provuar se ka dobi shpirtërore të mëdha, nuk ka asnjë problem që të aplikohet për pasuesit e tij.
A është e mundur t’i drejtojmë pyetjet e mësipërme e më pas të themi se Ibn Tejmija ka sjellë fe të re. Dhe se ai ka shpikur në fe dhe ka berë bidat dhe se ai nuk është udhëzuar me udhezimin e sahabeve dhe tabiinëve!!
Ibn Tejmije ka lejuar që besimtari të marrë tespitë kur ai është duke u falur, brënda namazit, me qëllim që të numërojnë përsëritjen e sureve…..
Ka thënë Ibn Tejmije në El Fetawa El Kubra 2/233 tha në përgjigje të një pyetje: ” duke qenë se lexon Kuran dhe numëron brenda namazit me tespi, a i prishet namazi?
Përgjigja: nëse qëllimi është që të numëroje ajetet ose suren duke e përsëritur si psh: Kul Huwallahu Ehad me tespi, nuk ka asnjë problem numërimi…..Allahu e di më mirë”
Ibn Tejmije r.a nuk pa asgjë të keqe në përdorimin e tespive brënda namazit dhe as përsëritjen e sures me një numër të caktuar. Nderkohë që kjo formë nuk është transmetuar prej Profetit a.s dhe as nga selefet.
Përkujto o njeri me mëndë në kokë të gjithë pyetjet metodike të atyrë që bëjne haram mevludin….
Ata që e bëjnë bidat kremtimin e mevludit mundet që ta analizojnë kështu siç dhe po themi ne??!!
Zotëria i dijetarëve Malik Ibn Enes r.a nuk hipte mbi deve në Medinen e ndritur dhe thonte: “më vjen ndroje prej Zotit që deveja ime të shkelë në tokën ku ka ecur Profeti a.s”.
A është e mundur të qortojmë Imam Malik për ndjenjat e tij dhe t’i drejtojmë pyetjet metodike “të vehabive” dhe t’i themi Imamit: a je berë ti më i devotshëm sesa sahabet për Profetin a.s ndërkohë qe sahabet kane hipur në deve dhe kanë bërë më shumë se kaq…..etj
Rregulli i saktë në lidhje me risitë ose bidatet është sikurse ka thënë Sulltani i Ylemave El Iz Ibn Abduselam 660h ai ka thënë në kapitullin e themeleve të rregullave dhe interesave të njerëzimit “Kawaid el Ahkam fi Mesalih el Enam” 2/204: “metoda për të njohur ligjshmërinë e bidatit ose mosligjshmërinë e tij është duke e krahasuar me parimet e sheriatit;
1. nëse risia futet tek rregullat e pohimeve ajo është vaxhim.
2. nëse risia ndërfutet tek regullat e haramit ajo është haram.
3. nëse ndërfutet tek rregullat e pëlqyeshme “mendub” ajo është e pëlqyeshme.
4. nëse ndërfutet tek rregullat e të papëlqyeshmes ajo është mekruh.
5. nëse futet tek rregullat e të lejuarës ajo është e lejuar”.