Ballina Artikuj Pikëpamje mbi Kerbelanë

Pikëpamje mbi Kerbelanë

Hoxhë Halil Avdulli

*Të pikëlluar me vrasjen e Huseinit r.a., ai ishte nga njerëzit më të pastër dhe më të dashur të Dërguarit të Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të.
*Revolucionin që bëri ishte plotësishtë i drejtë, duke kundërshtuar familiarizimin e pushtetit dhe eliminimin e parimit të të drejtës së muslimanëve për ta zgjedhur të parin e tyre.
E drejta ishte në anën e tij, sepse ai nuk doli kundër sundimtarit legjitim, por e paraqiti veten si një kandidat konkurrues përballë një kandidati autoritar për të cilin nuk votuan njerëzit.
*Ne nuk duhet të ndahemi në dy grupe përballë ngjarjeve të Kerbelasë, sepse e vërteta e qartë është me Huseinin r.a. sikur qe padrejtësia qe ju bë atij gjithashtu është e qartë.
*Gjithë ata që e vranë, urdhëruan ose moren pjesë në çfarëdo mënyre në vrasjen e tij, janë kriminelë të padrejtë.
*Nuk mund të ketë monopol mbi dashurine dhe besnikrine ndaj familjes së Muhamedit a.s., ajo pasuri e gjithë muslimanëve.
Çdo musliman duhet t’i dojë ata. Kurani i Shenjtë na ka urdhëruar të kujdesemi për të drejtën e tyre: “Thuaj: Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim përveç dashurisë në farefisni”.
*Është për tu habitur me ata që e thirrën në dashurinë e Huseinit r.a. dhe pasuesve të tij, ndërkohë mbështesin padrejtësitë dhe shtypjet e zullumqarëve ndaj popujve të tyre.
*Të gjitha ato rituale të përgjakshme që mbahen në Kerbela duhet të refuzohen, sepse nuk kanë asnjë lidhje me Islamin dhe as me Huseinin, Zoti qoftë i kënaqur me të.
*Gjithashtu, shenjtërimi i Huseinit, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe familjes fisnike të tij duhet të refuzohet, sepse Islami refuzon pagabushmerinë e njeriut kushdo qoftë ai, përjashtu Profetët që ishin të mbrojtur.
*Në fund, agjërimi i ditës së Ashures është një praktik e Profetit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, e praktikuara dhe miratuara disa dekada para fatkeqësisë në Kerbela, kështu që nuk lejohet të prishet në emër të pikëllimit për vrasjen e Huseinit, Zoti qoftë i kënaqur me të!

Nga: Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version