Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, në kufirin Kosovë – Shqipëri janë krijuar radhë të gjata të pritjes së qytetarëve.
Në bazë të një video të dërguar në adresë të Klan Kosovës, mësohet se pritjet në këtë pikë kufitare kanë nisur që nga ora 7 e mëngjesit.
Lexuesi po ashtu thotë se qytetarët të cilët po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, ende po vazhdojnë pritjet për përfundimin e procedurës së sigurimeve, ku mungesa e rrymës po e pamundëson përfundimin e tyre./Mesazhi/