Pika e vlimit – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Kjo është natyra e dynjasë që pesë mijë vjet!
Kërcimtarja fiton më shumë se një shkrimtar, daullexhija fiton më shumë se furrtari, marangozi dhe kovaçi.
Sikur të ftosh sot Ajnshtajnin për një konferencë shkencore, pastaj të ftosh një femër pothuajse lakuriq për një intervistë gazete, njerëzit do të linin Ajnshtajnin dhe diturinë e tij për tu mbledhur me mijëra rreth femrës lakuriq.
Ky nuk është mëkati jonë, por shkaku kryesor është se shumica e njerëzve janë si bagëtia, njerëz të epsheve dhe rob të tyre.
Kështu që ata përkrahin gjërat pa vlerë dhe largohen prej atyre serioze. Prandaj, kemi ardhur për ta ndrequr botën.
Jo me plumba, as me topa dhe mitraloza. Dhe, as me arrestime e as me terrorizëm krijohen vlerat.
Asnjëherë nuk do të bësh njerëz myslimanë si shembulli i Ebu Bekrit me vendime qeverie, apo ta ndreqësh botën me refuzim, mohim (blasfemi) dhe vrasje; zotrote, nuk je mysliman, por kriminel!”
_________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Pika e vlimit”
Nga hoxhë Lavdrim Hamja