Pijet dietale ju bëjnë të shtoni peshë?

Pijet dietale mund të shtyjnë njerëzit që të shtojnë peshë si dhe nxisin zhvillimin e diabetit edhe në qoftë se kanë përqindje të vogël të kalorive.

Produktet moderne dietale e hutojnë trupin e njeriut, ngaqë nuk ekziston asgjë natyrale si ato, kanë thënë shkencëtarët.

Kur një pije me pak kalori është po aq e ëmbël sa ajo normalja, disproporcioni i tille e çrregullon metabolizmin.

Studiues nga Universiteti Yale kanë thënë që ëmbëlsirat natyrale sinjalizojnë prezencën e energjisë, që i bie sa më e ëmbël që është diçka ka më shumë kalori./Mesazhi/