Muaji i agjërimit për myslimanët është gjithashtu një rast për pije të veçanta festive që shoqërojnë vaktet e iftarit (darkës).
Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë nga agimi deri në muzg.
TRT Balkan ju sjell disa pije tradicionale të lidhura shpesh me Ramazanin që i ndihmojnë myslimanët të plotësojnë elektrolitet e tyre dhe të shijojnë vaktet e tyre të iftarit.
Sherbet Demirhindi/Tamarind
Në Turqi, sherbeti i famshëm osman bëhet me fruta tamarinde të ziera me 41 erëza të ndryshme për 8 orë.
Jallab
Një shurup i ëmbël i bërë me ujë trëndafili, hurma dhe melasa rrushi që shpesh shërbehet me akull, arra pishe dhe rrush të thatë.
Jallab është i njohur në Palestinë, Siri, Liban dhe Jordani.
Rooh Afza
Në Indi dhe vendet fqinje, Rooh Afza njihet si shurup i ëmbël i koncentruar me ngjyrë rozë, i bërë nga fruta, trëndafila dhe barishte të shërbyer me ujë të ftohtë ose qumësht.
Lëng karobi, ose harob
Bishtajat e grimcuara të karobit zihen me ujë për të karamelizuar sheqerin që përmbajnë dhe më pas filtrohen për të bërë pijen e ftohtë të njohur. Pija prodhohet në Liban, Palestinë dhe Egjipt.
Helo Murr
Në Sudan, pija me ngjyrë kafe e errët përgatitet me fletë të ngjeshur dhe të tharë me misër të fermentuar dhe erëza, të cilat më pas ngjyhen në ujë dhe vendosen në frigorifer për disa orë.
Qmar el-Din
‘Hëna e fesë’ është një pije e ëmbël e bërë nga lëvozhga kajsie të thata.
Pasi fletët janë zhytur në ujë, lëngu i trashë që rezulton përzihet me sheqer dhe ujë trëndafili, duke ofruar një goditje sheqeri për ata që e pinë atë.
Besohet se kjo pije e ka origjinën në Siri.
Hoshafi
Ndër popujt e Ballkanit si pijë më e njohur që përgatitet në kushte shtëpiake është hoshafi. Zakonisht kjo pije e ëmbël përgatitet me pemë të thata (kryesisht me kumbulla), të ziera me ujë e me sheqer. Por, me kalimin e viteve receta ka ndryshuar dhe hoshafi bëhet edhe me lloje të tjera të pemëve të thata. Të shpeshta janë rastet kur edhe kombinohen pemët për të arritur një shije unike. /trt