Picë me racione

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri
1/4 e një tasi me qumësht
3/4 e një tasi me ujë
Pak kripë dhe pak sheqer
250 gr miell
2 lugë gjelle salcë domateje
300 gr sallam i prerë në feta
300 gr djathë mocarela
1 lugë rigon
6 gr maja e thatë

Përgatitja

Miksoni majanë me ujin, qumështin, vajin dhe kripën. Shtoni miellin dhe miksimin në një tas tjetër për të bërë brumin. Lëreni të vijë për 30 minuta. Hapeni brumin duke hedhur pak miell në tavolinë si fillim. Pasi ta keni hapur hidhni sipër salcën e domates, sallamin, djathin dhe rigonin. Rrotullojeni brumin në mënyrë të tillë që të prini racione nga ajo duke i mbyllur fundet. Vëreni në sobë në temperaturën 180 gradë celsius për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!