Pica është ndër ushqimet më të famshme në botë, receta e saj klasike është mjaft e shijshme, por edhe shumë kalorike.
E megjithatë nuk keni pse hiqni dorë tërësisht nga shija e saj pasi mund të gjeni gjithnjë alternativa për ta zëvendësuar.
Nëse po kërkoni një picë të shpejtë, vegjetariane, të shëndetshme e që mban kilogramët e tepër larg AgroWe.org ju sugjeron të duhurën.
Tanimë nuk do të keni nevojë të prisni derisa të përgatitet brumi apo të shqetësoheni për sasinë që po konsumoni.
Picat me kungulleshka janë një recetë që mund ta përgatisni çdo ditë dhe ta shijoni në çdo vakt.
Përbërësit
1 kungulleshkë rrumbullake ose 2 të gjatë
50 ml salcë domatesh
50 gr djathë kaçkavall i grirë
Rigon
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja
Kungulleshat pritini në feta të holla jo më të mëdha se se 1 cm secilën.
Sigurohuni që të gjithë të jenë të barabarta dhe sa më të mëdha.
Për këtë arsye ju sugjerojmë të zgjidhni kundulleshkat e rrumbullakëta, pra ato buffet në mënyrë që të keni sa më shum ëvend për të shtuar përbërësit e tjerë sipër.
Nëse këto të fundit nuk ju gjenden, mund të zgjidhni edhe kungullashka të zakonëshme, vetëm sigurohuni që të jenë të mëdhenj për arsyet që ju shpjeguam më lart.
Pra pasi të keni prerë fetët hollë, përgatisni një tavë të shtruar me letër pjekje.
Sipër saj vendosni një nga një fetët më të mëdha të kungulleshkave.
Një tavë mund të zërë deri në 15 fletë ose më shumë nëse ato janë më të vogla.
Ndërkohë në një enë përzieni salcën e domateve me rigonin, vajin e ullirit dhe pak kripë, njejtë siç do të bënit me salcën e picës së zakonshme.
Merrni pak me lugë dhe lyeni secilën nga fetët e kungulleshkave në meset e tyre.
Sipër shtoni disa fije fjathë kaçkavall të grirë ose ndonjë lloj tjetër djathi sipas dëshirës tuaj.
Futini në furrë të ngrohtë të piqen në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
Kur të jenë pjekur nxirrini nga furra dhe mund t’i konsumoni menjëherë të ngrohta ose të ftohta duke i ruajtur në frigorifer.
Picat me kungulleshka mund të zgjidhni t’i përgatisni edhe me përbërës të tjerë sipas dëshirës tuaj.