Ballina Kuzhinë Pica me petë, drekë e shpejtë dhe super e shijshme

Pica me petë, drekë e shpejtë dhe super e shijshme

Përbërësit:

320g petë
6 lugë gjelle pure domate
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë gjelle rigon të thatë
75 g mocarela ose çedar
Për pjesën e sipërme:
misër i ëmbël , ullinj, speca, qepë të kuqe, pomodorini, spinaq, borzilok

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200C/180C për 4 minuta. Hapni petat, pritini në 6 gjashtë katrorë dhe vendosini mbi dy tepsi, me pergamenë pjekjeje. Më pas piqeni në furrë për 15 minuta, derisa të fryhen, por jo të gatuhet plotësisht peta.
Ndërkohë që petat piqen, vijoni të bëni salcën dhe përgatisni mbushjet. Përzieni purenë e domates, salcën, rigonin dhe 2 lugë gjelle ujë. Grini djathin dhe çdo perime ose erëzat që dëshironi të vendosni sipër në copa.
Më pas hiqeni tepsinë nga furra dhe shpërndani salcën mes katrorëve. Shtoni sipër djathë sipas dëshirës. Piqeni edhe për 5-8 minuta në furrë dhe shërbejeni.
Dhe “voila” pica me petë ju bëftë mirë!

Exit mobile version