Pica e vjetër, pizza me mikrovalë, pica e ngrirë e blerë në dyqan… Nuk ka rëndësi se çfarë lloji është, ajo është gjithsesi një mëngjes më i shëndetshëm sesa një tas me drithëra.
Sigurisht që ne nuk mund t’ju drejtojmë drejt dështimit, për sa i përket problemit të yndyrës. Ne kontrolluam më parë te një dietolog.
“Mund të habiteni kur të zbuloni se një fetë mesatare e picës dhe një tas me drithëra dhe me qumësht përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi kalorie”, shpjegoi Chelsey Amer në “The Daily Meal”. “Megjithatë, pica ka një sasi më të madhe proteinash dhe kjo do t’ju sigurojë ngopje më të gjatë gjithë mëngjesin”.
Ajo përmendi se pica nuk është një ushqim i shëndetshëm dhe mjaft i këshillueshëm; sigurisht që nuk është alternativa juaj më ushqyese. Por kur krahasohet me një tas drithërash, është një vakt më i balancuar.
“Plus, një fetë e pizzës përmban më shumë yndyrë dhe shumë më pak sheqer se shumica e drithërave të ftohta, kështu që nuk do të përjetoni rënie sheqeri,” konfirmoi Amer.