Popullsia myslimane e Amerikës po rritet me një ritëm të shpejtë – aq shumë saqë muslimanët parashikohen që një ditë të dalin para hebrenjve si komuniteti i dytë fetar më i madh në vend.
Vlerësime të reja nga Qendra Kërkimore Pew, përcjell Gazeta e Re, tregojnë se në vitin 2017 kishte rreth 3.45 milionë muslimanë të të gjitha moshave që jetonin në SHBA. Duke kombinuar të dhënat nga një sondazh i vitit 2017 i Myslimanëve të Shteteve të Bashkuara dhe nga Byroja e Regjistrimit, Qendra Kërkimore Pew gjeti se muslimanët përbëjnë 1.1 për qind e popullsisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Myslimanët kanë qenë pjesë e peizazhit fetar të Amerikës që nga themelimi i vendit. Vala e parë e muslimanëve arriti në Shtetet e Bashkuara si skllevër, shumë prej të cilëve u konvertuan me forcë në krishterim.
Qendra Kërkimore Pew filloi të mbledhë vlerësime rreth madhësisë së popullsisë muslimane të vendit në vitin 2007. Që atëherë, grupi fetar duket se është rritur me një ritëm prej rreth 100,000 në vit, të nxitur nga normat e larta të fertilitetit dhe migrimi i vazhdueshëm në SHBA.
Pew projekton që popullsia myslimane do të rritet më shpejt se popullsia hebraike e Amerikës. Në fillim të vitit 2017, Pew raportoi se hebrenjtë përbënin rreth 2 përqind të popullsisë së rritur të Shteteve të Bashkuara. Ata janë aktualisht grupi i dytë më i madh fetar.
Pew parashikon që deri në vitin 2040, muslimanët do të bëhen grupi i dytë më i madh fetar. Deri në vitin 2050, popullsia muslimane amerikane parashikohet të arrijë në 8.1 milionë, ose 2.1 përqind të të gjithë amerikanëve.
Pavarësisht shkallës së shpejtë të rritjes së muslimanëve amerikanë, është e rëndësishme të theksohet se ata do të vazhdojnë të jenë një pakicë fetare në një vend me shumicë të krishterë.
Sondazhi i Pew’s Landscape Peizazh i vitit 2014 tregoi se të krishterët përbënin 70.6 përqind të popullsisë së rritur të Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, besimet jo të krishtera, përfshirë hebrenjtë, muslimanët, budistët, hinduët dhe të tjerët, përbënin vetëm rreth 5.9 përqind. /Gazetaere.com/
Përktheu nga anglishtja: M. Yvejsi