Përbërësit
- 2 lugë kafeje me maja buke
- Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë
- Gjysmë filxhan çaji me qumësht të ngrohtë
- Një lugë gjellë sheqer
- Një lugë çaji kripë
- Një lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- 3 kokrra vezë
- 4 filxhanë çaji me miell
- Gjysmë filxhan çaji me mjaltë
- Vaj për skuqje
Përgatitja
Hidhni majanë në një tas ku më parë keni hedhur ujin e vakët. Uji nuk duhet të jetë më i nxehtë se 40 gradë.
Lërini për 5 minuta derisa majaja të shkrihet tërësisht në ujin e ngrohtë derisa uji të nisë të trashet në një masë pak të shkumëzuar.
Në një tas të madh, shtoni qumështin e ngrohtë, sheqerin, kripën dhe përzjejini të gjitha bashkë. Shtoni majanë dhe përzjejini derisa të masa të bëhet homogjene.
Rrihni vezët, bashkë me gjalpin, shtoni miellin dhe trazojini mirë derisa të krijohet një brumë i butë. Mbuloheni tasin ku keni brumin me një pecetë të pastër kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.
Pas gjysmë ore përzjejeni sërish brumin dhe mbuloheni sërish me pecetë duke e lënë të pushojë edhe për 30 minuta të tjera.
Në një tigan përzjeni mjaltin me një gjysmë filxhani çaji me ujë, lëreni të zjejë për pak minuta.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni shurupin e mjaltit që të ftohet.
Në një tigan ngrohni vajin në zjarr. Mbani afër sobës një tas me ujë dhe një lugë. Do t’iu duhet për të krijuar formën e rrumbullakët të petullave.
Merrni dy lugë gjelle të njomura me ujë nga brumi dhe vendosni në pëllëmbën e thatë të dorës.
Rrotulloni brumin përmes lugës derisa të përftohet forma e rrumbullakët.
Ky proces duhet të bëhet shumë shpejt në të kundërt brumi do ngjitet në duar.
Më pas hidhini petullat e rrumbullakëta në vajin e nxehtë dhe skuqini. Lerini të skuqen për dy apo tre minuta duke i kthyer nga të dyja anët.
Kur t’i hiqni petullat nga tigani vendosini në një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që letra të përthithë yndyrën.