Që te petullat e ka kokën shqiptari kjo dihet botërisht, ama kësaj here i bëmë me mollë.
Përbërësit: 3 mollë, 150 g miell, 200 ml qumësht, 2 vezë, pak kripë, 1 lugë çaji pluhur për pjekje dhe vaj, sheqer dhe kanellë për shije, mjaltë sipas dëshirës ose mund ta shoqëroni me çdo gjë tjetër që preferohet
Përgatitja: Bashkojmë vezët me qumështin dhe kripën. Përftohet një masë e njëtratshme. Shtojmë me ndihmën e një site miellin dhe pluhurin e pjekies. I përziejmë të gjitha bashkë. Qërojmë mollët dhe i presim në rrathë. Largojmë pjesën qëndrore të farave. Rrathët e mollës i kalojmë në masën e brumit e më pas i skuqim në një tigan me vaj nga të dyja anët. Shtojmë sheqer dhe kanellë sipas dëshirës.
Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha