Peticion në Parlamentin e Kanadasë për veprim kundër Izraelit

Deri më tani në total 1.266 aktivistësh në Parlamentin e Kanadasë kanë nënshkruar një peticion, i cili kërkon nga qeveria të ndërmarrë veprime kundër dhunës izraelite ndaj fëmijëve palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peticioni u inicua nga deputetja e Partisë Liberale të Torontos, Salma Zahid në faqen zyrtare të Parlamentit Federal.

Ajo u hap për nënshkrime më 26 tetor dhe do të mbyllet më 25 dhjetor. Në peticion disa herë përsëritet se forcat izraelite të sigurisë kanë përdorur dhunë ndaj fëmijëve palestinezë për një kohë të gjatë.

Zahid i kërkon qeverisë të mbrojë “të drejtat e fëmijëve në mbarë botën”.

“Si nënshkrues i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, Izraeli ka detyrimin të sigurojë të drejtat themelore të procesit të rregullt ligjor dhe ndalimin absolut kundër torturës dhe keqtrajtimit të fëmijëve në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtës për të miturit”, thuhet në peticion.

Peticioni rikujton një raport të OKB-së të vitit 2019 për fëmijët dhe konfliktin e armatosur dhe i bëri thirrje “Izraelit të mbështesë standardet ndërkombëtare të të drejtës për të miturit si dhe të ndalojë përdorimin e paraburgimit administrativ për fëmijët dhe t’i japë fund të gjitha formave të keqtrajtimit në paraburgim dhe të ndërpresë të gjitha tentativat për rekrutim të fëmijëve të ndaluar si informatorë”.

Peticioni vazhdoi ku thuhet se Izraeli ndjek penalisht fëmijët në gjykatat ushtarake pa një gjykim të drejtë.

“Ne nënshkruesit, qytetarë të Kanadasë, i bëjmë thirrje qeverisë së Kanadasë që të bëjë thirrje për një studim urgjent nga Nënkomiteti për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut të Komitetit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin Ndërkombëtar që të rishikon trajtimin e Izraelit ndaj fëmijëve në Palestinën e pushtuar nga Izraeli dhe respektimin e detyrimeve të saj sipas Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”, thuhet në peticion.

– Fushata kundër dronëve

Rreth 55 organizata joqeveritare (OJQ) në Kanada kanë nisur një tjetër fushatë duke i bërë thirrje vendit të tyre të bllokojë një marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh për blerjen e dronëve izraelitë.

Aktivistët i janë drejtuar ministrit të Transportit, Omar Alghabara, i cili është i vetmi ministër musliman i qeverisë kanadeze, në një letër duke kërkuar që të ndërpritet blerja e dronëve izraelitë.

Letra tërheq vëmendjen për faktin se sistemi i avionëve të drejtuar nga distanca (RPAS) dhe droni i Izraelit janë testuar mbi mijëra civilë, veçanërisht palestinezë.

Nisma kërkon ndalimin e blerjes së të gjitha llojeve të pajisjeve ushtarake nga Izraeli.

Në letrën e fushatës është përfshirë edhe zjarri në anijen e ngarkesave të kompanisë izraelite ZIM, e cila është ankoruar që më 5 nëntor në brigjet e Viktorias, Kanada.

Duke kujtuar se ZIM është kompania më e madhe e transportit të mallrave në Izrael, letra theksonte se armët izraelite transportohen në mënyrë rutinore nga portet kanadeze në destinacionet e tyre përfundimtare përmes kësaj kompanie.

Në letër thuhej se autoritetet portuale në Kanada janë nën Ministrinë e Transportit, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me ZIM e bën qeverinë “bashkëpunëtore në shpronësimin e vazhdueshëm të palestinezëve”.

Gjithashtu kërkohet anulimi i “procesit të prokurimit dhe përfundimin e kontratës për dronët e armatosur të mbikëqyrjes” si dhe anulimin e kontratës me Elbit Systems për dronët e vëzhgimit të Arktikut.

Letra vazhdoi duke thënë se anijet ZIM duhet të ndalohen të hyjnë në portet kanadeze dhe bën thirrje për “një embargo në dy drejtime, atë të armëve dhe përfundimin e bashkëpunimit ushtarak të sigurisë me Izraelin”. /aa