Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Peter Pellegrini fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki sipas rezultateve jozyrtare

Peter Pellegrini fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki sipas rezultateve jozyrtare

Peter Pellegrini

Kryetari i parlamentit sllovak Peter Pellegrini, i mbështetur nga kryeministri Robert Fico, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,24 për qind të votave, sipas rezultateve jozyrtare, transmeton Anadolu.

Pellegrini, i cili kaloi në raundin e dytë më 24 mars, garoi të shtunën me ish-diplomatin Ivan Korcok për postin e presidentit në vendin me rreth 4,3 milionë votues.

Sipas Zyrës së Statistikave të Sllovakisë, Korcok ka marrë 46,76 për qind të votave, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 60 për qind.

Pellegrini është zgjedhur për një mandat pesëvjeçar.

Korcok ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Pellegrinin.

Edhe presidentja Zuzana Caputova e ka uruar Pellegrinin për fitoren dhe e ka thirrur në telefon.

Caputova do ta dorëzojë detyrën e saj më 15 qershor.

Exit mobile version