Po ju si e quani këtë gatim ?? Sepse ka shumë emra sipas zonave dhe përbërësve. Ky është varianti që Papare-s i pëlqen më shumë dhe ka përgatitur për ndjekësit e saj.
PËRBËRËSIT: 4 vezë, 500 g kos, 250 g miell misri, 2 presh, 50 ml vaj ulliri, kripë, piper dhe 150 g djathë.
PËRGATITJA: Kaurdisim për disa minuta preshin e prerë në feta të holla me pak vaj ulliri në tigan. Shtojmë pak kripë dhe piper, pasi ul vëllimin e heqim nga nxehtësia. Ndërkohë rrahim në një tas të thellë vezët me kosin, vajin. Shtojmë djathin e thërmuar, preshin e zbutur , miellin e misrit dhe në fund pak pluhur fryrës. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim për 50 minuta me 180 gradë. E shijojmë me kos, dhallë ose kefir.