U ble në ankand nga një rrjet restoranesh luksoze
Ky peshk ton në madhësinë e një motoçiklete u shit për më shumë se 1.3 milionë Dollarë në ankandin e parë të këtij viti në tregun e fashmëm të peshkut në Tokjo.
Peshku ton i llojit “Blu Atlantik” peshon 276 kilogramë. Shumën marramendëse për një peshk e paguan së bashku grupi i shitësve të peshkut me shumicë Jamajuki dhe rrjeti i restorantëve luksozë të sushit Onodera.
Bëhet fjalë për çmimin e dytë më të lartë për shitjen e një peshku në një ankand në këtë treg që prej hapjes së tij në 1999-ën në kryeqytetin e Japonisë.
Para 5 vitesh, një peshk ton që peshonte 2 kilogramë më shumë arriti rekordin prej 3.1 milionë Dollarë.