Peshkopët katolikë francezë nisën konferencën e tyre vjetore të martën.
Gjatë takimit do të diskutohej një raport tronditës i muajit të kaluar që jepte informacione të detajuara për abuzimin e 216 mijë të miturve nga klerikë të kishës që nga viti 1950.
120 peshkopët nga e gjithë Franca do t’i kushtojnë gati gjysmën e takimit të tyre njëjavor “luftës kundër dhunës dhe agresionit seksual të drejtuar ndaj të miturve”, sipas agjendës së publikuar.
Disa viktima u ftuan të bashkoheshin në takim, por një pjesë e madhe nuk pranuan.
Mbledhja, e cila filloi me një moment heshtjeje për të nderuar viktimat, zhvillohet në qytetin jugor të Lourdes, i konsideruar nga kisha katolike si një vend i shenjtë dhe një nga destinacionet kryesore të pelegrinazhit në botë.
Përpara konferencës, peshkopët thanë se do të shqyrtonin çështjen e përgjegjësisë institucionale të kishës për abuzimin masiv, si dhe një mekanizëm për të kompensuar viktimat.
Takimi u zgjat me një ditë për të lënë më shumë kohë për të studiuar raportin. /euronews