Peshk gjuhëz me limon dhe capperi

Nëse ju ka shkuar mendja për peshk, kjo pjatë është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 3 peshq gjuhëz, lëngu i 1 limoni, 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë, 1 qepë mesatare e prerë imët, 3 thelpinj hudhër të prera imët, 2 lugë gjelle capperi të shpëlarë dhe të kulluar nga lëngu, 4 qepë të njoma, kripë, piper dhe pak kopër.
Pak koper

Përgatitja: Pastrojmë fillimisht peshqit dhe i marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper nga të dyja anët. Në një tas bashkojmë vajin, gjalpin, lëngun e limonit, qepën, hudhrën dhe capperin. Pak kripë e piper për shije. Në tavë shtrojmë peshkun dhe i hedhim sipë përzierjen që përgatitëm. Shtojmë qepët e njoma të prera në mes dhe disa feta limoni. E pjekim në temperaturë 190⁰ për 15 minuta. Para se ta shërbejmë shtojnë pak koper të freskët. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha