Një vietnamez është dënuar me pesë vjet burgim për shkelje të rregullave të pandemisë dhe përhapje të koronavirusit.
Sipas gjykatës, Le Van Tri është shpallur fajtor për “transmetim të sëmundjes së rrezikshme infektuese” te tetë persona, një prej të cilëve është thënë të ketë vdekur.
Në fillim të muajit korrik, Tri, 28-vjeçar, është raportuar të ketë udhëtuar me motoçikletë nga qyteti Ho Chi Minh në provincën Ca Mau.
Në Ca Mau, ai është thënë të ketë gënjyer në deklaratën e tij shëndetësore, në të cilën i është kërkuar të tregojë historinë e udhëtimeve, si dhe nuk ka respektuar rregullat e izolimit.
Atë periudhë, autoritetet lokale, e kanë bërë të detyrueshme që secili person që udhëton jashtë provincës Ca Mau, të vetizolohet për 21 ditë.
Tri më pas ka dalë pozitiv në koronavirus dhe është kuptuar se ka bartur koronavirusin te anëtarët e familjes së tij, si dhe te stafi i një qendre që e ka vizituar.
Përveç dënimit me burgim, ai është gjobitur edhe me 880 dollarë.
Deri vonë, Vietnami është parë si vend që ka kufizuar me sukses përhapjen e koronavirusit.
Megjithatë, numri i të infektuarve është rritur nga muaji qershor, dhe varianti Delta është konsideruar fajtor për këtë situatë.
Ky shtet është përballur me më shumë se 530,000 raste të infektimit dhe mbi 13,300 viktima, shumica prej të cilave janë regjistruar muajt e fundit. /rel