Ballina Lajmet Kosovë Pesë të vdekur nga coronavirusi dhe 160 raste pozitive

Pesë të vdekur nga coronavirusi dhe 160 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

MSH njofton se sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Exit mobile version