Një shpërthim që ndodhi në një fabrikë bojërash në Turqinë veriperëndimore la të vdekur pesë persona dhe plagosi 14 të tjerë, njoftojnë zyrtarët turq.
Sipas medias shtetërore turke, shpërthimi u shkaktua nga një kazan.
Forca e shpërthimit shkaktoi rrëzimin e kulmit të fabrikës dhe dëmtoi disa automjete aty pranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin Gursu të provincës veri-perëndimore të Bursas.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se një kazan i ngrohej mendohet të ketë qenë fajtor i shpërthimit, por se hetimet ende po vazhdojnë. /MESAZHI/