Pesë të vdekur në Turqi si pasojë e një shpërthimi

Një shpërthim që ndodhi në një fabrikë bojërash në Turqinë veriperëndimore la të vdekur  pesë persona dhe plagosi 14 të tjerë, njoftojnë zyrtarët turq.

Sipas medias shtetërore turke, shpërthimi u shkaktua nga një kazan.

Forca e shpërthimit shkaktoi rrëzimin e kulmit të fabrikës dhe dëmtoi disa automjete aty pranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin Gursu të provincës veri-perëndimore të Bursas.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se një kazan i ngrohej mendohet të ketë qenë fajtor i shpërthimit, por se hetimet ende po vazhdojnë. /MESAZHI/