Ballina Lajmet Kosovë Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila po ashtu ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, po merret njësiti i trafikut ”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit

Exit mobile version