Pesë simptomat e kancerit në pankreas

A e dini se një në dy njerëz të lindur pas vitit 1960 në Mbretërinë e Bashkuar do të diagnostikohet me ndonjë lloj të kancerit gjatë jetës së tij?

Ndërsa nga të gjitha llojet e kancerit që i sulmojnë më të dashurit tonë, a e keni ditur se kanceri në pankreas ka përqindjen më të ulët të mbijetesës?

I shkaktuar nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave, kanceri pankreas shpeshherë quhet “kanceri i heshtur”, pasi që simptomat e vogla dhe jospecifike në fazat e hershme e bëjnë të vështirë diagnostikimin e këtij kanceri.

Prandaj, më poshtë i keni disa nga simptomat më zakonshme të kancerit në pankreas, nga të cilat duhet të keni kujdes:

– Dhimbjet abdominale

– Humbja e pashpjeguar e peshës

– Verdhëza

– Humbja e apetitit apo marramendje

– Probleme me sistemin e tretjes, etj.

Duhet të keni parasysh se lista e lartcekur mund t’i atribuohet edhe sëmundjeve tjera të cilat janë më pak serioze.

Por, duhet të keni parasysh se hulumtimet tregojnë që mosha, mbipesha, konsumimi i duhanit dhe diabeti i rrisin shanset e dikujt për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje. /Mesazhi/