Ballina Lajmet Kosovë Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të...

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tri vetëm në Pejë

Gjatë 24 orëshit të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor tri raste kanë ndodhur në Pejë, një rast në Prishtinë dhe një tjetër në Mitrovicën e Veriut.

Pejë / 10.11.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij dhe ka filluar të demoloj shtëpinë. I dyshuari pasi është intervistuar, me rekomandim të psikiatrit është dërguar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal në Pejë, nën përkujdesje të forcave policore.

Pejë / 10.11.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 10.11.2024, 13:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte fyer dhe i njëjti me një thikë e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 10.11.2024, 18:30. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Mitrovicë Veri 10.11.2024, 19:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton probleme dhe e rrah ankuesen femër kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj dërgohet në strehimore dhe i lëshohet urdhër mbrojtës.

Exit mobile version