Pesë punonjës të medias vriten në sulmin ajror në Gaza

Pesë punonjës të medias humbën jetën në një sulm ajror izraelit që synoi një minibus gazetarësh përpara spitalit Al-Awda në Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, ata janë:
Fadi Hassouna
Ibrahim Al-Shejh Ali
Muhamed Al-Ladah
Fejsal Ebu Al-Kumsan
Ejman El-Jadi

Numri i personelit të medias të vrarë që nga tetori 2023 është rritur në gati 200. Agjencitë ndërkombëtare të shtypit zakonisht heshtin për këto lajme rreth kolegëve të tyre, përfshirë edhe organizatat shqipfolëse të mediave.