Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit.
Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjendra djerse të cilat janë të shpërndara kudo.
Pjesa më e madhe e këtyre gjendrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.
Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa hapa të thjeshtë që mund të ofrojnë një verë pakëz më të thatë.
Përdorni Deodorant Gjatë Natës
Përzgjidhni deodorantët klinikë ose që kanë aftësi mbrojtëse të gjata në kohë.
Mjekët rekomandojnë aplikimin e deodorantëve përpara se të bini për të fjetur.
AgroWeb.org këshillon të zgjidhni gjithashtu deodorant që nuk përmbajnë alumin.
Për të ruajtur freskinë gjatë ditës, mbani me vete një deodorant të përmasave më të vogla me të cilin mund të lyheni gjatë ditës.
Mini Freskuese
Mbani me vete freskuese të vogla në përmasa të cilat operojnë me bateri ose USB të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjithmonë.
Flini Në Një Jastëk Të Freskët
Në mbrëmje përdorni një jastëk të freskët që mund të mbajë larg vapën dhe djersën duke ulur temperaturën e trupit.
Jastëkun mund ta mbështillni me një qese dhe ta fusni në frigorifer para fjetjes.
Një tjetër mënyrë për të ulur temperaturën e trupit është të ndiqni një metodë të hershme.
Sipas kësaj metode gjatë verës mund të mbuloheni me një peshqir të lagur dhe të vishni çorape të lagura.
Shmangni Ushqimet Pikante
Ushqimet pikante dhe pijet e nxehta rrisin tensionin e gjakut dhe aktivizojnë gjendrat e djersës.
Ushqimet e pasura me kripë janë gjithashtu nxitëse të djersitjes së tepërt.
Veshjet E Duhura
Temperatura e trupit mund të ulet pa u djersitur nëse përdorni veshje jo të ngushta, jo ngjitëse dhe mbi të gjitha prej pambuku.
Shmangni mëndafshin, poliestrën dhe najlonin dhe zgjidhni shtrojet e shtratit prej pambuku.
Disa Fakte
Djersa vetë është kryesisht ujë me kripë dhe sasi të vogla mineralesh.
Djersa vetë nuk ka aromë, por janë bakteret në lëkurë që duke u përzier me ujin e ndosin atë.
Djersitja Emocionale
Djersitja emocionale ndodh kryesisht në lëkurë, sqetulla, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
Sasia e djersës dhe aroma e saj varen nga humori, ushqimet, medikamentet, hormonet dhe sëmundjet.
Djersa Në Varësi Të Gjinisë
Mesatarisht djersa e një mashkulli ka 18 përqind më shumë kripë se ajo e një femre.
Nëse njeriu humbet një litër djersë në një orë atëherë duhet të pijë një litër ujë për të parandaluar dehidratimin./AgroWeb.org