Ballina Lajmet Pesë marrëveshjet që pritet të nënshkruajnë Rama, Zaev dhe Vuçiq në samitin...

Pesë marrëveshjet që pritet të nënshkruajnë Rama, Zaev dhe Vuçiq në samitin e “Open Balkan”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Pallatit të Brigadave për samitin e “Open Balkan”, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këta të fundit mbërritën mbrëmjen e kaluar në Shqipëri. Rama i priti me darkë mirëseardhje në Elbasan duke shmangur kështu udhëtimin për në Tiranë, ku po mbahej protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiqit.

Në takimin e sotëm pritet të nënshkruhen pesë marrëveshje.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiq e Zaev është për kushtet për qasjen e lirë në tregun punës.

Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë dhe për operatorët ekonomikë.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim. /Euronews.al/

Exit mobile version