Pesë lojtarët më të paguar në Serie A

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci dhe sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, kanë pagat më të larta në Serie A.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bonucci te Milani merr një pagë  prej 8 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Higuain me 7.5 milionë euro.

Marrëveshjet mes klubeve dhe këtyre dy lojtarëve me bonuse mund ta ngjisin shifrën në 10 milionë euro.

Në vendin e tretë është Paolo Dybala me një pagë prej 7 milionë euro.

Në vendin e gjashtë është Douglas Costa që përfiton te Juventusi 6 milionë euro, aq sa përfiton edhe Gianluigi Donnarumma te Milani dhe e ka pagën e pestë më të madhe në Serie A.

Sa u përket trajnerëve Max Allegri është në krye me pagë prej 7 milionë euro.

As tij vjen Luciano Spalletti që te Interi paguhet 4 milionë euro në sezon.

Leonardo Bonucci (8 milionë euro)

Gonzalo Higuain (7.5 milionë euro)

Paolo Dybala (7 milionë euro)

Douglas Costa (6 milionë euro)

Gianluigi Donnarumma (6 milionë euro)